Në Shqipëri janë kryer 250 mijë vaksinime, ka njoftuar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale të premten.
Vetëm gjatë ditës së fundit janë kryer 8 134 duke e çuar totalin në 250 676 vaksinime ku përfshihen ata që kanë marrë një dozë dhe ata që kanë marrë dy doza.
Shqipëria ka vaksinuar mësuesit, stafin shëndetësor, të moshuarit dhe ka nisur vaksinimin e policëve e gazetareve.
Ditët në vijim sipas ministres do të nis vaksinimin e personave mbi 65 vjeç dhe atyre me rrezik më të lartë infektimi.
Shqipëria po vaksinon popullsinë me AstraZeneca, Pfizer, Sinovac dhe Sputnik V.
Të enjten mbërritën në vend 100 mijë doza nga Sinovac, ndërsa javën tjetër mbërrijnë 50 mijë doza nga Sputnik V.