Protesta në Minneapolis, pas vrasjes së një tjetër të riu me ngjyrë nga policia

Nga Exit News
Protesta në Minneapolis, pas vrasjes së një tjetër të riu me ngjyrë nga policia

Në qytetin Minneapolis në SHBA shpërthyen protestat, pasi policia qëlloi për vdekje Duante Wright, një i ri me ngjyrë.

Policia përdori gaz lotësjellës dhe granta trullosëse për të shpërndarë turmën në Brooklyn Center të dielën në mbrëmje, raporton Aljazeera.

Nëna e 20-vjeçarit i tha  turmës i biri e telefonoi për t’i  thënë se ishte ndaluar nga policia, njoftuan mediat lokale.

Katie Wright tha se dëgjoi oficerët që i thanë djalit të hiqte telefonin dhe më pas një nga oficerët i dha fund telefonatës.

Pas kësaj, e dashura e djalit e mori për t’i thënë se djali ishte vrarë.

Protestat vijnë në një kohë që ish- oficeri i policisë, Derek Chauvin po gjykohet për vrasjen e George Floyd, një tjetër person me ngjyrë.

Vrasja e Floyd shkaktoi muaj të tërë protestash  kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë në SHBA-ve, duke tërhoqur vëmendje ndërkombëtare.

Protestuesit shkelmuan një makinë policie, ndërkohë që kjo e fundit iu përgjigj plumba gome, duke tentuar të shpërndajë turmën.

Pasi prania e policisë u lehtësua, protestuesit ndezën qirinj dhe bën homazhe për viktimën.

Sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë së Brooklyn Center, oficerët ndaluan një shofer për një shkelje trafiku.

Kur zbuluan se ai kishte një gjobë të papaguar, u përpoqën ta marrin në paraburgim.

Shoferi refuzoi duke u kthyer në makinën e tij dhe një nga oficerët hapi zjarr drejt tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kryetari i Bashkisë së Brooklyn, Mike Elliott e quajti ngjarjen “tragjike” dhe bëri thirrje për protesta paqësore.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>