Basha: Paga minimale – 300 € në fillim të mandatit, 400 € në fund të mandatit

Basha: Paga minimale – 300 € në fillim të mandatit, 400 € në fund të mandatit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me banorët në Dajt, premtoi se në Shqipëri në filim të mandatit qeverisës të PD paga minimale do të rritet në 300 €, ndërkohë që në fund të mandatit ajo do të shkojë 400 €.

Në Shqipëri nuk do të ketë pagë nën 300 euro. Plani ynë do sjellë rritje ekonomike,” u shpreh Basha.

Më herët, tha ai se Rama premtoi rritjen e pagës minimale pas 8 vjetësh, duke kopjuar programin e PD.

Por, vijoi ai, paga nuk mund të arrihet me një firmë të kryministrit, ajo kerkon një sërë masash që të rritet ekonomia.

Përndryshe, rritja e pagës sjell efekte anësore negative si evazioni fiskal dhe falimentime të biznesit.

Mënyra se si i përqasemi kësaj tregon edhe ndryshimin më të madh që kemi me njeri-tjetrin,” u shpreh Basha.

Ai tha se në momentin që bizneseve do iu hiqen gjobat e do iu ulen taksat, ata do të kenë mundësi që të rrisin pagat e punëtorëve.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>