Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 13 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 13 prill

Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan takime të martën më 13 prill në disa qytete të vendit.

Ata folën për arsyet se pse PS do një mandat të tretë. Fushata e PS është përqendruar në argumentin se viti i fundit ka qenë i vështirë pasi vendi u godit nga tërmeti dhe pandemia, prandaj PS i duhet një mandat i tretë për të përfunduar punët.

Po ashtu një pjesë tjetër e fushatës së PS është e përqendruar në sulmet ndaj kundërshtarëve PD dhe LSI.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë dhe kandidatë për deputete Anila Denaj ka folur për programin politik të PS dhe planet konkrete të rritjes së pagave.

Ajo ka përmendur programin e Partisë Demokratike, duke iu drejtuar kujtdo që e ka hartuar atë, se çdo premtim elektoral i PD është realizuar tashmë.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim elektoral me banorë të Nartës në Vlorë. Ai u kërkoi banorëve “të tregohen të kujdesshëm, mos të gënjehen dhe të votojnë për parti të cilat kërkojnë regresin dhe destabilitetin”.

Gjiknuri, zhvilloi gjithashtu një takim me sportistë e trajnerë të klubit “Flamurtari”. Të pranishëm në takim ishin edhe kandidatët për deputet Anduel Tahiraj, Laura Ferati dhe nënkryetari i Bashkisë së Vlorës Afrim Qendro.

Kryeministri Edi Rama tha nga Prenjasi ku ishte në një takim elektoral se: “Ata që premtojnë fushë me lule, mund të na çojnë në fund të greminës”.

Për Ramën premtimet e partive të opozitës janë si ato të Xhaferrit dhe Sudes.

Këto janë deklarata të përsëritura të Ramës që kur ka nisur fushata.

Në Përrenjas ishte dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla. Ai foli për investimet e mazhorancës në këtë zonë. Ai tha se qytetarët nuk duhet të lejojnë që Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha të zhbëjnë atë çfarë është bërë deri më tani.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS u bëri thirrje banorëve të zonës të bëhen bashkë më 25 prill, për të ndryshuar të ardhmen e tyre.

Nga Prrenjasi Rama tha se qytetarët duhet të luftojnë për një të ardhme më të mirë ku procesi i rindërtimit dhe vaksinimit të vijojë.

Kandidatja për deputete e PS për qarkun e Korçës, Olta Xhaçka zhvilloi një takim me gra e vajza të Ersekës, të cilave i siguroi mbështetjen e saj të vazhdueshme gjatë mandatit të tretë qeverisës.

“Në 8 vite qeverisje, Partia Socialiste ka rritur kuotat e përfaqësimit të gruas në vendimmarrje, duke siguruar kontributin e tyre më shumë se kurrë më parë në parlament, këshilla bashkiakë dhe poste drejtuese”, tha ajo.

Pasi vizitoi Librazhdin Rama u ndal në Tiranë, në njësinë numër 1. Rama renditi pikat që sipas tij, bëjnë diferencën mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha se objektiv i Partisë Socialiste të Shqipërisë është të shtojë vendet e punës me paga të mirëpaguara.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranës, ishte së bashku me deputetin Xhemal Qefalia në takimin elektoral të Njësisë Administrative Dajt.

Veliaj tha se Partia Socialiste është e vetmja që po punon për ndryshimin e vazhdueshëm të Shqipërisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Qarkun, së bashku me deputetin Xhemal Qefalia është ndalur në takimin elektoral të Njësisë Administrative Dajt. Në fjalën përpara banorëve të kësaj zone, Veliaj tha se Partia Socialiste është e vetmja që po punon për ndryshimin e vazhdueshëm të Shqipërisë.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi ka kërkuar nga qytetarët votën e tyre duke lënë mënjanë inatet personale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>