Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilluan takime të martën më 13 prill në disa qytete të vendit.
Ata kërkuan nga banorët që t’i votojnë në 25 prill dhe kritikuan qeverinë.
Kandidati i LSI për deputet Luan Rama deklaroi të martën:
“Çfarë privilegji për mua të kem në krah në listën e kandidatëve të LSI-së në qarkun e Vlorës një zonjë si Liri Dëma, gruaja që mishëron më së miri qytetaren e angazhuar dhe veprimtaren e palodhur, zërin në mbrojtje të grave vlonjate dhe avokaten e palodhur të interesit publik”.
Sekretari i Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari dha një deklarata për media.
“Jemi në këtë komunikim me median për të bërë publike për të disatën herë përdorimin e administratës, të Ministrisë së Mbrotjes në funksion personal të Niko Peleshit në Korçë”, tha ai.
Ai tha se Niko Peleshi i kapur në panik nga humbja e thellë më 25 prill po përdor drejtorë të instuticionve publike, drejtorë shkollash, mësues, drejtues të qendrave shëndetësore në funksionin e tij personal.
Zëvendëskryetarit të LSI-së, Luan Rama dha një deklaratë për media nga Vlora.
“Unë si Zëvendëskryetar i LSI, edhe si drejtues politik i shtabit elektoral të qarkut të Vlorës, dua të bëj një falënderim të veçantë për të gjithë qytetarët e këtij qarku, për të gjithë qytetarët e Vlorës, të cilët me qytetari, me zemër dhe me bujari, jo vetëm më kanë pritur, jo vetëm më kanë mbështetur, por edhe më inkurajojnë për të vazhduar fushatën në emër të LSI-së, për të bërë të mundur fitoren në zgjedhjet e 25 prillit”, tha ai.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në një intervistë për televizionin “Vlora News” me gazetarin Harilla Koçi, duke folur për objektivat e LSI në qarkun e Vlorës, u shpreh se puna e jashtëzakonshme që po bëhet nga kandidatët dhe njerëzit e LSI në terren, do të përvijojë në 3 mandate të pa diskutuara në Vlorë, një rezultat ky i pritshëm dhe i merituar tërësisht.
Shkodra do të ketë një pallat të ri sporti dhe qytetit do t’i rikthehen në funksion dy pishinat për ekipet e notit të lëna në harresë prej 30 vitesh. Ky ishte premtimi i kryesuesit të listës së LSI qarku Shkodër Agron Çela, gjatë takimit që zhvilloi me personalitetet e sportit të këtij qyteti dhe më gjerë. Duke i ftuar të gjithë të mbështesin LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit, ai garantoi se kjo do të realizohet bazuar edhe në programin që kjo forcë politike ka për sportin.