Rama: Meta është i frikësuar nga reforma në drejtësi

Nga Exit News
Rama: Meta është i frikësuar nga reforma në drejtësi

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten në emisionin Të paekspozuarit se presidenti Ilir Meta është i frikësuar nga reforma në drejtësi.

Prandaj e sulmon, tha Rama dhe shtoi se ai nuk i trembet dhe tha se ka meritë për reformën në drejtësi.

“Po të kisha unë stres nga reforma, nuk do të isha mbështetës i reformës. Po të ishte kështu i bie të kem kapur Shtetet e Bashkaura të Amerikës.  Saliu vërtet luan në ipad, por Pinocheti ishte në shtratin e vdekjes kur e çuan përpara drejtësisë. Kanë apo jo probleme me drejtësinë, këtë do ta thotë drejtësia”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se SPAK nuk bën ndalime por procese. Ai tha se nuk është e vërtetë që nuk ka çuar në gjykatë asnjë dosje.

“Përkundrazi, por di t’ju them që është e vërtetë e kundërta. Ka çuar në gjykatë dosje që i konsideron problematike. Është një dosje konkrete, gjykata do të vendosë. SPAK është akoma një krijesë e sapolindur, ka dhënë sinjale të mira”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>