SHBA-të vaksinojnë 4 milionë persona në ditë

Nga Exit News
SHBA-të vaksinojnë 4 milionë persona në ditë

Amerika ka vaksinuar më shumë se 202 milion persona që nga fillimi i fushatës së vaksinimit. Sipas Axios.com, vetëm ditë e premte SHBA-të vaksinuan gati 4 milion persona, bazuar në të dhënat teë undit të Qendras për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Vaksinimi në shifra:

49.1% e të rriturve në SHBA tani kanë marrë të paktën një dozë.

64.6% e personave të moshës 65 vjeç e lart janë plotësisht të vaksinuar.

38.5% e popullsisë së përgjithshme të SHBA janë vaksinuar me të paktën një dozë.

Disa shtete e janë afër vaksinimit të plotë të popullsisë. Por, zyrtarët shëndetësorë vazhdojnë të paralajmërojnë amerikanët të ruajnë distancën dhe të bëjnë kujdes ndaj varianteve të reja të virusit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi një fond prej 1,7 miliardë dollarësh për të luftuar variantet e reja të virusit, të premten. Paratë do të shkojnë për kërkimet gjenomike dhe mbledhjen e të dhënave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>