Policia e Korçës arrestoi një 34 vjeçar për transportin e 17 emigrantëve të paligjshëm. I arrestuari po i transportonte emigrantët nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së me makinën e tij.
I arrestuari me iniciale P. L., 34 vjeç, banues në Fier, ndodhi në aksin Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj me një mjet furgon tip “Fiat” 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.