Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së reagoi për akuzat e PS-së kundër vëllait të saj, Drini Kryemadhi.
“Në punën që ti i permend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj”, shkroi Kryemadhi në Facebook.
Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe publikoi në facebook një video ku tregohet se sa paguhej vëllai i Kryemadhit, Drini, nga kompania konçesionare e kolaudimit të makinave.
Kjo video u postua nga Gonxhe, në rrjetet sociale, pasi Presidenti Ilir Meta publikoi denoncimin e një biznemeni transportesh, i cili kishte pagaur 8 milion lekë gjoba në 2 vite për shkak të mëbshtetjes për LSI-në.
Personi publikoi edhe një komunikim privat me Gonxhen, i cili i kishte dërguar një foto të Kryemadhit të postuar në Facebookun e biznesmenit.