Kreu i Partisё Demokratike Lulzim Basha premtoi tё martёn se, nёse PD vjen nё pushtet opozita do tё ketë tё gjithё instrumentet pёr tё kontrolluar qeverinë.
Ai u shpreh se si kryeminsitёr do tё ketë njё qasjё krejt tjetër nga ajo e kryeministrit Edi Rama.
Basha tha se do tё jetё mё bashkëpunues.
“Ne do t’i krijojmë opozitës së ardhshme, Partisë Socialiste në opozitë, të gjitha instrumentet e kontrollit ndaj qeverisë, sipas Kushtetutës dhe ligjit dhe kjo do të jetë një garanci shtesë për shqiptarët”, deklaroi Basha nё Syri Tv.
Basha u shpreh se opzoia ka njё rol tё rёndёsishёm nё kontrollin e pushtetit dhe shtoi se PD nё qeveri do t’ia jap kёtё rol PS.
Njё tjetё premtim qё Basha përmendi gjatё intervistës ёshtё kufizimi i mandatit tё kryeministrit. Basha u shpreh se do tё kufizojё pushetin nё 2 mandate.
“Një kryeministër nuk arrin dot për 8 vite të përmbushë misionin e vet, angazhimet e veta, premtimet e veta, nuk ka për t’i bërë dot edhe për 4 të tjera. Nuk ka për t’i bërë dot kurrë”, tha Basha.