Bashkimi Europian do të shpërndajë 50 grupe vëzhgimi në qëndrat e votimit në të gjithë vendin.
Njoftimi u bë nga ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca në një posim në Twitter.
“Sot, krerët e misioneve të BE në Shqipëri u takuan sëirsh për të përfunduar përgatitjet në funksion të zgjedhjeve të së dielës së 25 prillit,” shkruan Soreca.
Më pas ai shton se vëzhguesit diplomatik të BE do të shpërndajnë 50 ekipe në qendrat e votimit në vend “gjatë procedurave të votimit dhe numërimit, në mbështetje të OSCE/ODIHR.”