Presidenti Meta është shprehur se kryeministri Rama do të jetë përgjegjës për rastet e incidenteve gjatë procesit të votimit në 25 prill.
Gjatë një interviste në Syri Tv, Meta zbuloi se në takimin e zhvilluar me ambasadorët i ka kërkuar atyre të reagojnë për cënimin e lirisë së votës përpara se ajo të ndodhë.
Sipas presidentit Meta, “nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama”
Kreu i shtetit shtoi se sot pas mesanate, kur nis heshtja zgjedhore, mbaron edhe mandati qeverisës i kryeministrit Rama.
Meta bëri thirrje që të zbardhet sa më shpejtë ngjarja e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, në të kundërt, ai u shpreh se përgjegjës është Rama.