Një person u përpoq të shtypë me makinë qytetarët e ndodhur në Sheshin ‘Skenderbej’, pranë çadrave të vaksinimit. Ai u ndalua nga disa qytetarë. “Ndërhyra se mendova që ishte terrorist”, u shpreh njëri prej qytetarëve që ndaloi agresorin.
Personi, Nertil Qazimi me makinën e tij, Citroen me targa të Vlorës, theu barrierat dhe hyri në Sheshin ‘Skenderbej’, tek qendrat e vaksinimit.