Holanda heq shumicën e masave kufizuese

Nga Exit News
Holanda heq shumicën e masave kufizuese

Holanda do t’i rikthehet normalitetit pas katër muajve në izolim të pjesshëm. Ora policore e vendosur prej janarit do të hiqet.

Dyqanet dhe restorantet do të rihapen sërish, me disa kufizime.

Qytetarët holandezë do të mund të pranojnë deri në dy vizitorë nëpër shtëpitë e tyre.

Qeveria holandeze, vendosi të lehtësojë masat kufizuese, pavarësisht numrit të madh të të infektuarve. Brenda një jave besohet se në Holandë infektohen 220 persona në 100,000 banorë.

Nga ana tjetër vendi ka një ritëm të lartë të vaksinimit të qytetarëve. Deri më tani, rreth 5 milionë persona kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës për koronavirus.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>