Policia arrestoi një person pasi në gjendje të dehur përplasi 4 makina.
Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia njoftoi se 45-vjeçari me inicialet A.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, përplasi katër automjete të tjera.
Fatmirësisht nga aksidenti u regjistruan vetëm dëme materiale dhe asnjë i plagosur.