Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca vizituan të hënën, 3 maj, procesin e rindërtimint të shkollave të dëmtuara nga tërmeti me financim të BE-së.
Rama falenderoi BE-në për mbështetjen e saj në procesin e rindërtimit. Ai e quajti BE-në donatorin më të madh në vend për rindërtimin:
“Tani po ndërtojme shkollën e dytë me mbështetjen e BE-së, e cila ishte kontributori më i madh i Konferencës. Së bashku me komisionerin dhe presidenten e Komisionit Evropian kanë ndihmuar në kontribute, që po përkthehen në shkolla dhe investime”, u shpreh Rama për median.
Ndërsa Ambasadori Soreca u shpreh se i lumtur për ecurinë e shpejtë të punimeve. Ai njoftoi se së shpejti do të nisin dhe punimet e mirëmbajtjes së mozaikut të Muzeut Kombëtar.
BE i dhuroi vendit tonë 115 milionë eurove në ndihmë të procesit të rindërtimit pas tërmetit. Marrëveshja u firmos më shkurt 2020, dhe shënoi nisjen e Konferencës së Donatorëve.