Udhëheqësit e BE-së do të takohen në Porto më 7 dhe 8 maj për të diskutuar çështje sociale, pandeminë COVID-19 dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Takimi informal i Këshillit Evropian do të diskutojë mbi përfundimet e konferencës së nivelit të lartë të mbajtur nga presidenca Portugeze në 7 maj.
“Diskutimi ynë i mëngjesit më 8 maj do të përqendrohet në mënyrën se si mund të sigurojmë më së miri një rimëkëmbje gjithëpërfshirëse”, në arsimim, politik dhe ekonomi, njoftoi për media Këshilli Evropian.
“Deklarata e Portos, të cilën ne presim të miratojmë në këtë takim, përcakton vizionin tonë për tranzicionin ambicioz dixhital, të gjelbër dhe të drejtë të Evropës”, thekson deklarata e KE-së.
Takimi joformale do të nisë më 7 maj, në 7:45 pasdite, e më pas në 8 maj në 9:30 të mëngjesit, dhe një dreke pune në orë 12:30 pasdite, me qeverinë indiane.