Partia Socialiste riciklon projektin e Akademisë Politike për trajnimin dhe zbulimin e udhëheqësve të rinj politikë të majtë.
“PS do të fuqizohet me një akadami politike për lidershipin e ndryshimit në dispoizcion të të rinjve dhe të rejave. Këtë mandat do të përkushtohemi për ta qytetaëruar sa më shumë dhe afruar talente të eja në këtë mjedis”, u shpreh Rama në mbledhjen e sotme, 10 maj, me deputetët socialist.
Akademia politike është një gjetje e vjetër propagandistike e PS-së, për të krijuar idenë e ripërtëritjes dhe afrimin e anëtarëve të rinj. Ajo u hap për herë të parë në vitin 2010 nën drejtimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, më pas u drejtua nga Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka e në fund nga zëvendesministrja Teuta Vodo.
“Akademia Politike e PS është çelur për herë të parë në vitin 2010, e konceptuar si një platformë politike për të krijuar ide të reja, duke iu ofruar të gjithë të rinjve të talentuar dhe me aspirata në fushën politike, një edukim të denjë për të përfaqësuar liderët e së ardhmes”, shkruhet në faqen zyrtare të PS-së, për prezantimin e projektit në 2010.
Sipas të dhënave në faqen e PS, nga 2010 deri në 2013, 320 studentë “u edukuan politikisht me burimet më të mira intelektuale të Partisë Socialiste”.
Akademia nuk funksionoi më deri në vitin 2016, ku rinisi aktivitetin e saj, nje vit para zgjedhjeve të 2017. PS e riaktivizoi akademinë edhe në 2020, 1 vit para zgjedhjeve të 25 prillit, me qëllimin e përzgjedhjes dhe trajnimit të deputetëve të rinj të perzgjedhur nga platforma “Deputeti që duam”.
Tani, Rama pasi dha porositë për përgatitjen për zgjedhjet vendore, shpalli nisjen e Akademisë Politike, si një projekt të ri të PS-së.