Drejtimi i të gjitha bashkive të vendit nga Partia Socialiste, duket se i ka dhënë kësaj të fundit përparësi në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas rezultatit të zgjedhjeve, PS ka fituar thellë në 4 qytetet e mëdha ku zhvillohet edhe beteja kryesore mes palëve: Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Korçë.
Në Bashkinë e Tiranës, PS fitoi 50.13% të votave, koalicioni PD-AN morri 37.4% ndërsa LSI fitoi 6.06%.
Në Bashkinë e Durrësit, PS morri 50.12% të votave, PD-AN morri 41.7% dhe LSI morri rreth 5.9%.
Në Bashkinë e Elbasanit, PS morri 52.8% të votave, koaliconi opozitar PD-AN morri 40.5% dhe LSI morri me 2.75%.
Në Bashkinë Korçë, PS fitoi 47.75% të votave, koalicioni PD-AN morri 41.86% votave ndërsa LSI fitoi 5.67% të votave.
Mënyra se si qytetarët votojnë në zgjedhjet lokale është e ndryshme nga ajo në zgjedhjet parlamentare pasi për bashkitë votohen drejtpërdrejtë kandidatët.
Megjithatë, rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit mund të shërbejnë si referencë për të na dhënë një panoramë të gjendjes.
PD ka përpara një sfidë të vështirë në zgjedhjet lokale ku PS duket se ka shumicë të qartë në 4 nga bashkitë kryesore të vendit. Ajo duhet të rifitojë bashkitë kryesore të vendit.
Marrë nga emisioni ‘Me pak fjalë’, në Euronews.