Fëmijët e mjekëve dhe infermierëve, të cilët kanë bumbur jetën si pasojë e Covid-19, do të marrin ndihmë nga shteti deri në moshën 18-vjeç.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në takimin me infermierët, për Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, të mërkurën. Ai u shpreh se vendimi i parë i qeverisë së re do të jetë ky ligj.
“Vendimin e parë të qeverisë së re ne do ta marrim për fëmijët e të rënëve në krye të detyrës mes bluzave të bardha. Këta të fundit nuk do të jenë vetëm, pasi me këtë ligj të ri që do të miratojmë për ta, deri në ditën e daljes së tyre në jetë të pavarur, do të kujdeset Republika e Shqipërisë për ta”, u shpreh Rama.