Ministria e Jashtme e Kosovës ka kërkuar largimin nga detyra të të gjithë ambasadorëve të Kosovës. Kërkesa ju paarqit Presidentes Osmai nga ministria e Jashtme, të mërkurën.
Zëvendës ministri i jashtëm, Kreshnik Ahmeti shkroi në Facebook se:
“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm”.