Gjykata Penale ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për policin Nevaldo Hajdaraj, për vrasjen e Klodian Rashës më 9 dhjetor. Hajdaraj mund të dënohet me 10 deri në 20 vite burg.
Gjykata vendosi nisjen e gjykimit të vrasjes së Klodia Rashës nga ish-polici Nevaldo Hajdaraj, për vrasje me dashje, në mars 2021.
Klodian Rasha, 25 vjeç u vra me armë zjarri nga polici i njësisë “Shqiponja” në orët e para të 8 dhjetorit.
Qytetarët protestuan në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë në shenjë revolte ndaj vrasjes ende të pasqaruar të Klodian Rashës.
Për këtë ngjarje dha dorëheqjen ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj.