Çadra ishte ide e Bashës e jo e imja, deklaron Sali Berisha

Nga Exit News
Çadra ishte ide e Bashës e jo e imja, deklaron Sali Berisha

Unë jam njeri i shesheve, jo i çadrave. Çadra ka qënë vendim i Lulzim Bashës. Kështu u shpreh ish-presidenti Sali Berisha, në një bisedë në Opinion, të enjten.

“A mund ta imagjinosh ti që Sali Berisha të fut në çadër. Unë jam njeri i shesheve dhe jo i çadrës. Çadra ide e Lulzim Bashës”, u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh se ka qënë kundra djegies së mandateve dhe nuk ka ndërhyrë në vendimarrjen për bojkotin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit:

“Djegia e mandateve kam qënë kundra. Kam folur vetëm dy fjalë, me këtë mund të shkojmë në fitore ose në katastrofë.

Absolutisht kurrë [nuk kam dorë në vendimin për bojkotin e zgjedhjeve]. Nuk jam përzier fare për pjesmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit”.

Berisha për të gjitha këto vendime ka qënë kundra por i ka mbështetur si vendime të partisë.

“Edhe kur nuk më pelqen vendimi unë e zbatoj. Përderisa unë kam ndenjur, të mos pres askush që të mos e zbatoj. Njësoj si me qënë ushtarë. Po u morr vendim kolegjial unë jam pas tij”.

Ai u shpreh se ka qënë 100% pro reformës në drejtësi:

“Unë kam qënë 100% pro reformës në drejtësi. Biseda ime ka pasur rolin e vet. Pa një drejtësi të reformuar nuk mund të mbrohen. Për reformën në në drejtësi jam falenderuar nja 10 herë nga Ambasadori i SHBA-ve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>