Policia arrestoi një person pasi goditi një mjek. Sipas njoftimit, policia bën me dije se 32-vjeçari me inicialet A. K., banues në Fier, në Spitalin Rajonal Fier, në pavionin e patologjisë, ka ushtruar dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj mjekut shtetasit E. H., 38 vjeç.
Materialet i kaluan prokurorisë se Fierit me akuzën e goditjes për shkak të detyrës.