Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha ka sqaruar mënyrën dhe arsyet e gjykimit të padisë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken në Francë.
Në një intervistë për News24, avokati u shpreh se:
“Në Francë çdokush mund të hapë padi për shpifje ndaj çdo kujt, me kushtin që akti i supozuar i shpifjes të ketë ndodhur në territorin francez.
Publikimi i nje shpifje ne internet eshte si publikim ne territorin francez.
Nga ky moment është legjitime që klienti im nga Shqipëria, zoti Berisha të hapë padi në Francë meqënëse rezulton se ka pësuar shpifje dhe në Francë.
Padia për shpifje nuk nevojit që i pandehuri të jetë i pranishëm. Ai mund të gjykohet në mungesë.
Dënim nëse do të ketë, është vetëm i llojit të dëmshperblimit financiar”.
Avokati u shpreh se në do “të kemi një sukses të parë, kur padia të merret juridikisht në konsideratë në kuptimin që drejtësia franceze të caktojë një gjykates hetuesi i cili do ta shqyrtojë dosjen dhe më pas t’ja paraqesë një trupi gjykues për gjykim në nivelin e gjykatës korreksionale”.