Italia ka fituar Eurovisionin e përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e Buoni”.
Kjo është hera e parë pas 31 vitesh që Italia shpallet fituese e Eurovisionit. Kënga rock, “Zitti e Buoni” u shpall fituese pas votave të publikut me 524 pikë në total.
Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën Karma mori 57 pikë duke e renditur atë në vendin e 21.
Juria profesionite e 39 shteteve pjesëmarrëse të Eurovision i dha 22 pikë Peristerit ndërsa publiku 35 pikë.
Nga juritë Shqipëria u votua nga:
San Marino me 2 pikë, Malta me 12 pikë, Danimarka me 7 pikë dhe Holanda 1 pikë.
Në vendin e dytë, u rendit Franca me 499 pikë ndërsa Zvicra e cila përfaqësohej nga ‘Gjon’s Tears’, një i ri me origjinë nga Shqipëria u rendit e treta me 432 pikë.
Zvicra ishte pranë fitores pasi u vlerësua me më shumë pikë nga juritë por nuk arriti të merrte mjaftueshëm vota nga publiku për të dalë në vend të parë.