Presidenti Ilir Meta është solidarizuar me protestën e mbajtur sot në Tiranë kundër abuzimit me fëmijët.
Një marshim protestë nisi sot nga Sheshi Skënderbej, ku qindra qyetetarë dhanë mesazhe të forta kundër abuzimit të të miturve.
“Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor”, ka shkruar Meta në Facebook.
Protesta ishte thirrur nga shoqëria civile pak ditë pas bërjes publike në media të lajmit për përdhunimin e 15-vjeçares nga Rrësheni nga një grup prej 5 personash.