Presidenti Ilir Meta nuk do të marrë pjesë në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor. Përmes një letre dërguar, më 24 maj, Kuvendit, Meta arsyeton se Komisioni Hetimor është i paligjshëm.
Ky njoftim, [..] është pjesë e një “procesi ka nisur në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit, dhe ligjin”, u shpreh Meta.
Ai shtoi se Kuvendi po “vijon me përgatitjen e dosjeve fiktive, përmes njoftimeve të parapërgatitura, me qëllim që të duket sikur po zhvillon një proces që respekton procedurën”.
Meta shtoi se nuk do të shkojë në asnjë “strukturë të ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit”.