Arrestohen 2 persona për përdorim të të dhënave bankare

Nga Exit News
Arrestohen 2 persona për përdorim të të dhënave bankare

Policia e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë për vjedhje dhe përdorim të të dhënave bankare.

Sipas njoftimi janë arrestuar Q. T., 21 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe B., 18 vjeç,  i cili dyshohet si bashkëpunëtor për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik“.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim E. H., 21 vjeç, E. Sh., 19 vjeç, Dh. T., 23 vjeç, M. M.,  33 vjeç (shtetas i huaj) dhe S. S, 26 vjeç (shtetas i huaj).

Ata kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë vjedhur nga shtetas të ndryshëm jashtë vendit, me qëllim për të përfituar financiarisht. Policia shprehet se dëmi ekonomik është 33 milionë lekë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>