BE nuk ka ndaluar ende fluturimet nga Bjellorusia në hapsirën evropiane

Nga
BE nuk ka ndaluar ende fluturimet nga Bjellorusia në hapsirën evropiane

Orët e fundit në vend qarkulloi një lajm për uljen e një avioni charter me turist bjellorus, në shkelje të direktivave të BE-së.

Avioni në fjalë, para uljes në aeroportin e Rinasit, ka bërë një ndalesë në Hungari, që i shtyu shumë media vendase ta konsiderojnë si një tradhëti ndaj BE-së.

Në fakt, siç e kemi shpjeguar edhe më parë, Bashkimi Evropian ende nuk ka marr një vendim në lidhje me ndalimin e fluturimeve të kompanisë bjelloruse Belavia në hapsirën evropiane. Ajo gjithsesi po e konsideron një gjë të tillë.

Sanksionet e ndërrmara përfshijnë ndalimin e fluturimeve të kompanive evropiane në hapsirën bjelloruse, duke e privuar atë nga tarifat e fluturimit, të cilat llogariten në mbi 70 mijë € në ditë.

Po ashtu Eurokontrol ka inkurajuar kompanitë të devijojnë fluturimet duke kaluar në vendet balltike.

Prandaj, as Shqipëria e as Hungaria nuk kanë shkelur asnjë ligj në lejimin e uljes së avionit me turist nga Bjellorusia.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>