Duke nisur nga 1 qershori Greqia do të lëshojë Certifikatën Digitale të Covid-19 të BE, për të lehtësuar udhëtimin, sipas autoriteteve greke. Ndërsa certifikata digjitale e miratuar nga BE pritet të miratohet më 20 qershor.
Certifikata do të tregojnë nëse mbajtësi është i vaksinuar kundër Covid-19, ose ka një testi negativ PCR, ose testin serologjik.
Grekët mund ta marrin certifikatën në faqen zyrtare të qeverisë dhe duke përdorur fjalëkalimet TAXISnet ose numrin e sigurimeve shoqërore.
Ajo mund të përdoren në të gjithë BE-në, dhe siguron se mbajtësi nuk do t’i nënshtrohet kufizimeve ose karantinës. Ajo do të përfshijnë një kod QR me një nënshkrim dixhital që synon mbrojtjen nga falsifikimi i cili do të verifikohet në portalin EU Gateway të Komisionit Evropian.
‘Certifikata e gjelbër’ do të përfshijë: emrin, datën e lindjes, datën e lëshimit, detajet e vaksinimit, rezultatet negative të diagnostikimit ose informacionin e shërimit dhe do të përmbajë një kod unik identifikimi.
Certifikata e BE-së Covid-19 do të jetë falas dhe e disponueshme në format letre ose dixhitale.
Informacioni personal nuk do të mblidhet ose mbahet nga vendet që udhëtari po viziton.
Sipas marrëveshjes së javës së kaluar, certifikata duhet të jetë në fuqi për 12 muaj.