Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të shtunën se në Kosovë në 24 orët e fundit ka patur një viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 3,025 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 28 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 102.652 raste.
Mbeten 2.487 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107.382 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.243 pacientë kanë humbur jetën.