Katër persona u arrestuan për transport të paligjshëm emigrantësh në Korçë, të enjten. Të arrestuarit janë H., 50 vjeç, banues në Elbasan, A., 21 vjeç, banues në Durrës, L., 37 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë dhe Ll., 33 vjeç, banues në Pogradec,
Policia njoftoi se ata po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm, kundrejt një shpërblimi dhe iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Shqipëria është kthyer në vendin kryesor të kalimit transit të emigrantëve të paligjshëm.