Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kërkuan sqarime nga qeveritë e SHBA-ve dhe Danimarkës të mbi pretendimet e spiunimit nga Uashingtoni ndaj aleatëve evropianë me ndihmën e Kopenhagenit, njoftoi AFP.
“Kjo nuk është e pranueshme midis aleatëve, dhe aq më pak midis aleatëve dhe partnerëve evropianë,” tha Macron pas një takimi të samitit francez-gjerman të mbajtur përmes video konferencës.
“Unë mendoj se besimi bashkon evropianët dhe amerikanët,” tha Macron, duke shtuar se “nuk ka vend për dyshime midis nesh”.
“Kjo është arsyeja që ne jemi duke pritur për një qartësi të plotë. Ne kërkuam që partnerët tanë danezë dhe amerikanë të sigurojnë të gjitha informacionet mbi këto zbulime dhe mbi këto fakte të së kaluarës. Ne jemi duke pritur këto përgjigje,” tha ai.
Ndërsa, Merkel tha se ajo pajtohej me komentet e udhëheqësit francez.
Në një raport hetimor të dielën, televizioni publik danez Danmarks Radio (DR) dhe media të tjera evropiane thanë se Agjencia e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve (NSA) kishte përgjuar kabllot daneze nënujore të internetit nga 2012 në 2014 për të spiunuar politikanët e lartë në Gjermani, Suedi, Norvegjia dhe Franca.
NSA ishte në gjendje të përgjojë mesazhet me tekst, thirrjet telefonike dhe trafikun e internetit duke përfshirë kërkimet, bisedat dhe shërbimet e mesazheve – të Merkelit, ministrit të jashtëm të atëhershëm Frank-Walter Steinmeier dhe udhëheqësit të atëhershëm të opozitës Peer Steinbruck, tha DR.
Merkel tha në samit se ajo u “sigurua” nga deklaratat e qeverisë daneze, veçanërisht Ministri i Mbrojtjes Trine Bramsen, duke dënuar veprime të tilla.
“Përveç përcaktimit të fakteve, kjo është një pikë e mirë për të nisur marrëdhënie që bazohen vërtet në besim të ndërsjellë,” tha ajo.