Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, ambasadorja e PNUD-it, dhe Kryeministri Edi Rama vizituan dy shkollat e ndërtuara me fondet e BE-se në Laç.
“76 milionë euro për më shumë se 60 shkolla nga BE. Kjo është shkolla e dytë që po ndërtohet nga fillimi me fondet e BE-së”, u shpreh ambasadori Soreca për median, më 1 qershor.
Ndërsa, Kryeministri Rama u shpreh se “projekti është pjesë e fazës së dytë, pasi jemi drejt përmbylljes së fazës së parë me fondet e qeverisë. Tani jemi në fazën e dytë për të ndërtuar shkolla me cilësi të lartë”.
BE do të ndërtojë 58 shkolla, 22 shkolla do të ndërtohen në fazën e parë dhe 36 shkolla në fazen e dytë.
Fondet e BE-së prokurohen nga PNUD, për të rritur transparencën.