7 vende të Bashkimit Evropian, Bulgaria, Çekia, Denimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia kanë lëshuar pasaportën e Covid-19, njoftoi Komisioni Evropian, të martën. Vendi i parë që nisi përdorimin e pasaportës së Covid-19 ishte Greqia, më 1 qershor.
Kjo pasaportë do të përmbajë informacion mbi vaksinimin, testin serologjik, dhe testin PCR të Covid-19.
Pasaporta mund të jetë fizike ose digjitale. Ajo do të përmbajë një kod përmes të cilit do të verifikohen të dhënat.
Gjithashtu, kodi do të ndalojë fallsifikimin e pasaportave të tilla.
Përmes këtioj dokumenti qytetarët e vendeve anëtare të BE-së mudn të lëvizin lirisht pa ju nënshtruar karantinimit.