Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi presidentit italian Matarrella për 75 vjetorin e Republikës së Italisë.
Në letrën e publikuar në rrjetet sociale, Meta falenderoi Italinë për ndihmën në përballimin e krizës së Covid-19. Ai falenderoi Italinë edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në çështjet e sigurisë rajonale.
“U jemi shumë mirënjohës për këtë e për gjithë mbështetjen tuaj të pareshtur ndaj Shqipërisë dhe vendit që ajo duhet të meritojë në familjen e madhe europiane”, përfundoi Meta.