Prokuroria kërkoi 20 vite burg për ish-policin Navaldo Hajdaraj, për vrasjen e të riut Klodian Rasha në 8 dhjetor 2020. Por, gjykata ka pranuar më 20 maj kërkesën për gjykim të shkurtuar për policin, ndaj ai do të dënohet me 13 vite burg.
Gjykata vendosi nisjen e gjykimit të vrasjes së Klodia Rashës nga ish-polici Nevaldo Hajdaraj, për vrasje me dashje, në mars 2021.
Klodian Rasha, 25 vjeç u vra me armë zjarri nga polici i njësisë “Shqiponja” në orët e para të 8 dhjetorit.
Qytetarët protestuan në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë në shenjë revolte ndaj vrasjes ende të pasqaruar të Klodian Rashës.
Për këtë ngjarje dha dorëheqjen ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj.