Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të zhvillojë të premten një vizitë zyrtare në Prishtinë i shoqëruar nga Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, Costas Frangogiannis.
Ata do të takohen me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Parlamentit Glauk Konjufca dhe Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schëarz, sipas njoftimit të ministrisë së Jashme greke.
Bisedimet pritet të përqëndrohen në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë.
Greqia nuk ka njohur ende pavarësinë e Kosovës ndërsa Athina ka paralajmëruar më herët se një gjë e tillë do të ndodhë kur të ketë një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.