Hollanda bllokoi liberalizimin e vizave me Kosovën. Kështu deklaroi Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Bo de Koning, në një përgjigje ekskluzive për KosovaPress.
Sipas saj vendimi u bazua në përpjekjet e pakta të Kosovës për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kundër liberalizimit të vizave ka qënë edhe Franca e Belgjika.
Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk lëviz lirisht në BE.