Shifrat e infektimeve të reja në Gjermani kanë zbritur nën 25 raste për 100 mijë banorë sipas statistikave të Institutit Rober Koch.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 24.7 infektime të reja për 100 mijë banor, ndërkohë që në shifra absolute bëhet fjalë për 2440 raste në rang vendi.
Krahasuar me një muaj më parë, vërehet se kemi një përgjysmim të rasteve dhe një rënie graduale të numrave të infektimeve.
Kujtojmë se Gjermia u përballë me një valë të re infektimesh në fillim të muajit prill, gjë që e detyroi qeverinë federale të propozonte masa kufizuese të unifikuara në rang kombëtar, ndërkohë që deri atëherë ato vendoseshin nga qeveritë e landeve.
Njëkohësisht, vendi regjistroi mbi 3 milion raste infektimi, ku incidenca ditore ishte 136.4 infektime për 100 mijë banor.
Ulja e rasteve të reja me Covid-19 i detyrohet në njëfarë mase edhe progresit në fushatën e vaksinimit, ku mbi 20% e qytetarëve gjerman ose 17.2 milion rezultojnë plotësisht të vaksinuar. Ndërkohë, numri i personave që kanë marr të paktën një dozë është 54.2 milion.