Kryeministri Edi Rama ka biseduar me Presidentin bullgar Rumen Radev për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në Facebook, të mërkurën, Rama shkroi:
“Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri”.