Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Boris Johnson u zotuan për thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe qeverive në takimin e parë të tyre ballë për ballë.
Johnson dhe Biden biseduan të enjten në Mbretërinë e Bashkuar në prag të samitit të G7.
Sipas Johnson, biseda me Biden u përqendrua në bashkëpunimin e vendeve në ndryshimin e klimës, pandemia COVID-19 dhe siguria
Pas takimit me Johnsonin, Biden konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të blejnë 500 milionë vaksina kundër koronavirusit dhe se do t’i dhurojnë ato në vendet me të ardhura më të ulëta.
Biden gjithashtu u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndjekin SHBA-në, duke thënë se “është në interesin tonë të shohim rimëkëmbjen e ekonomisë globale”.