Greqia ka dhuruar 20 mijë doza vaksina Astra Zeneca, kundër Covid-19 për Shqipërinë. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të hënën, në një postim në Facebook. Ajo falenderoi qeverinë greke për solidaritetin e treguar me vendin tonë.
Në vend ka nsiur fushata e vaksinimit më 7 janar 2021. Deri më tani janë vaksinuar mbi 800 mijë qytetarë me një dozë të vaksinës dhe mbi 300 mijë janë vaksinuar plotësisht.
Në vend po administrohen 4 lloje vaksinash, Sinovac, AstraZeneca, Pfizer dhe Sputnik V.