Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Tayyip Erogan premtuan qetësim të tensioneve mes dy vendeve, në takimin etyr enë kuadër të samitit të NATO-s.
“Takimi ishte një hap përpara një vere të qetë:, u shpreh kryeministri grek.
Sipas Euroactive ka pasur një marrëveshje të përbashkët që tensionet e 2020-ës të mos përsëritet dhe të promovohet qetësia mes dy vendeve.
Ata ranë dakord të përmirësojnë marrëdhënien pavarësisht “ndryshimeve të mëdha” në disa çështje, përfshirë demarkacionin e zonës detare.
Gjithashtu, ata ranë dakord të bashkëpunojnë për çështjet e emigracionit: Turqia do të marrë mbrapsht 1 450 emigrantë të cilët kanë aplikuar për azil.