Borrell: Dialogu Serbi-Kosovë e vetmja rrugë drejt BE-së

Nga Exit News
Borrell: Dialogu Serbi-Kosovë e vetmja rrugë drejt BE-së

“Dialogu Serbi-Kosovë nuk do të jetë i lehtë. Por ky proces dhe ky angazhim i sinqertë nga të dy palët është i domosdoshëm për të mirën e njerëzve të Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Përfaqësuesi i lartë i BE-së Joseph Borrell, në një reagim para nisjes së dialogut, të martën, në Bruksel.

“Dialogu dhe rezultati i dialogut është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Dhe ndërkohë, ajo tashmë ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre.

Më lejoni të jap disa shembuj: integrimi i policisë dhe gjyqësorit në veri të Kosovës në sistemin e Kosovës, mbledhja e të ardhurave doganore nga tregtia me Serbinë, ose pjesëmarrja si anëtare e plotë në organizata dhe iniciativa të ndryshme rajonale”, shtoi Borrell.

Ai u shpreh se BE kërkon një  “marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për ta bërë të ardhmen evropiane një realitet”. Borrell e shtyu Ballkanin Perëndimor të “shfrytëzojë këtë mundësi që po i jep BE”.

“Marrëdhëniet ndërmjet të dyve, Kosovës dhe Serbisë, janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit, për stabilitetin afatgjatë, për progresin ekonomik. Pa një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, ajo do të rrezikohet”, përfundoi Borrell.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>