Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), ka pezulluar nga detyra një polic i cili dyshohet se ka kryer vjedhje duke shpërdoruar detyrën 5 vite më parë.
Polici i pezulluar është nënkomisar në njësinë për kapjen e personave në kërkim (Enfast).
Ai akuzohet se në vitin 2016, kohë kur punonte në Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës, ka vjedhur 5.5 milionë lekë të cilat i ishin sekuestruar një shtetasi në funksion të një hetimi.