Çfarë u diskutua në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së

Çfarë u diskutua në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së

Ministart e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së u mblodhën të martën në atë që njihet si Këshilli i Cështjeve të Përgjithshme të BE-së.

Takimi ka filluar në orën 9.00 të mëngjesit dhe objekti i parë në rendin e ditës ka qënë miratimi i agjendës së ditës.

Më pas, janë miratuar çështjet që do të diskutoheshin në Listën “A”, e cila përfshin votimin për implementimin e një sërë politikave të BE-së që nga caktimi i personave në vendet vakante të agjensive të BE-së deri te marrëveshjet me vende të tjera.

Cështjet kryesore, për të cilat pritet që Këshilli të marr vendim gjenden në fund të agjendës së takimit dhe lidhen me:

– Procesi i zgjerimit dhe stabilizim-asocimit, ku mes të tjerash do të votohet edhe mbi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
– Konferencë për të Ardhmen e Evropës, një mbledhje gjithëpërfshirëse në të cilën do të vendoset drejtimi që do të marr BE-ja në lidhje me politikat më të rëndësishme;
– Përgatitja e Këshillit Evropian në 24-25 qershor 2021, ku do të diskutohen pandemia e COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, emigracioni dhe  marrëdhëniet me Turqinë dhe Rusinë.
– Sundimi i ligjit në Poloni, që lidhet me masat /Neni 7 (1) Propozimi i Arsyetuar i TEU, ku do të diskutohet nëse Polonia ka shkelur parimin e sundimit të ligjit në reformën e saj në drejtësi.
– Vlerat e Unionit në Hungari/Neni 7 (1) Propozimi i Arsyetuar i TEU, ku do të diskutohet shkelja e mundshme e vlerave të BE-së nga Hungaria.

Sipas agjendës, Këshilli do të dilte me një deklaratë për shtyp rreth orën 16.15 në përfundim të punimeve, por mesa duket diskutimet janë zgjatur, pasi konferenca ende nuk është mbajtur dy orë me vonë.

Mendohet se vendet e Bllokut janë përpjekur të bindin Bullgarinë të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut, e cila automatikisht penalizon edhe Shqipërinë.

Përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat pasi Ministria e Jashtme e Bullgarisë njoftoi pak më herët se i qëndron vendimit të një viti më parë për të mos çuar përpara negociatat me Shkupin, pa u plotësuar më parë kërkesat e saj.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>