Norvegjia dhuron 180 000 vaksina Astra Zeneca për Kosovën

Nga Exit News
Norvegjia dhuron 180 000 vaksina Astra Zeneca për Kosovën

Norvegjia dhuroi 180 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë AstraZeneca për Kosovën, raporton Radio Evropa e Lirë. Përmes një postimi në Twitter, ministrja e Jashtme e Norvegjisë Ine Marie Eriksen Søreide u shpreh se vendimi për dhurimin u morrë pas bashkëpunimit të mirë me Mirosllav Lajçak, përfaqësuesim e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Kosovë deri më tani 141,008 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës. Një javë më parë, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Ky vend është duke vaksinuar popullatën me vaksinat e pranuara nga Bashkimi Evropian dhe programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që ndan vaksina për vendet në zhvillim.

Në muajin maj, autoritetet e Kosovës njoftuan nënshkrimin e një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Këto vaksina nuk dihet se kur do të arrijnë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,673 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,253 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>