SHBA-të bllokojnë 36 faqe interneti iraniane

Nga Exit News
SHBA-të bllokojnë 36 faqe interneti iraniane

Qeveria amerikan bllokoi 36 faqe oline lajmevesh, të lidhura me qeverinë e Iranit për përhapjen e dezinformimit si pjesë e një fushate propagandistike, njoftoi të martën Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Sipas Axios.com se 33  faqet e internetit përdoreshin nga Unioni Islamik i Radios dhe Televizionit të Iranit, dhe 3 të tjerat drejtoheshin nga ushtria e Kataib Hezbollah e mbështetur nga Irani.

Faqet janë në pronësi të kompanive amerikane, por ato nuk u licensuan nga qeveria amerikane, sepse “shkelnin sanksionet e SHBA-ve”, sipas Departamentit të Drejtësisë.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit u rritën pasi Presidenti i zgjedhur të Iranit, Ebrahim Raisi, të hënën, nuk pranojë të bisedojë për ndalimin e programit të raketave bërthamore dhe refuzoi takimin me Presidentin Biden, ndërsa të dy vendet po zhvillonin bisedime për kthimin e marrëveshjes së Teheranit në 2015.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>